Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi ka thënë se prioriteti i saj në mandatin e ardhshëm si deputete është fondi i veçantë për veriun e Mitrovicës, që është ndarë për tu rindërtuar dhe ndërtuar të gjitha shtëpitë e atyre shqiptarëve të zhvendosur dhe komiteteve jo serb.
Ajo në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se me rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në atë pjesë s’është marrë askush pos PDK-së.
“Do të vazhdojmë më rindërtimin aty ku e ka lënë PDK-ja, sepse me veriun, me rindërtimin e shtëpive prej që Partia Demokratike nuk ka qenë në pushtet asnjë tullë asnjëherë nuk është ndërtuar. Prandaj në programin e ri të qeverisjes të rimëkëmbjes edhe unë si deputete do të jetë ky top prioritet i imi. Duhet të kthehet, duhet të ndalet ky diskriminim dhe do të realizohet pikë për pike ky plan i rimëkëmbjes për të cilin edhe unë kam kontribuar si deputete nga Mitrovica dhe natyrisht do të jem edhe në fushën e të drejtave të njeriut që është kauzë jetësore e imja, të drejtat e grave dhe vajzave edhe drejtësia e munguar për të gjithë viktimat e luftë”, shprehet ajo.
Idrizi ka folur edhe për pritjet e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku sipas saj të gjithë skeptikët do të befasohen.
“Jam shumë e sigurt që të gjithë ata skeptikët apo ato sondazhet e porositura do të befasohen jo këndshëm për ta, por shumë këndshëm për numrin më të madh të popullatës. Kështu që do të dalim mirë dhe do të festojmë dhe do ti bëjmë krenarë edhe liderët tanë”, përfundon ajo.
Idrizi përmend edhe mungesën eVeselit në këto zgjedhje, ku sipas saj, mungesa e tij eshë kthyer në forcë.
“Natyrisht, kemi qenë të gjithë të mërzitur të lënduar edhe si parti, por tash pasi ka filluar fushata kemi parë që e gjithë kjo mërzi, ky lëndim është përkthyer në një entuziazëm në një motiv shtesë për aktivistët për votuesit që me të vërtetë më bëjnë të ndihem mirë”, shprehet ajo.
Intervista e plotë:
EO: Ju keni qenë deputete edhe ne mandatin e kaluar, çfarë keni kontribuar për gjatë këtij mandati ?
Idrizi:Kam qenë si deputete shumë aktive. Faktikisht unë, jam aktive më shumë se dy dekada dhe të njëjtën punë e kam vazhduar edhe si deputete. Janë disa nisma që unë i kam ndërmarrë e para ka të bëjë me ndalimin e diskriminimit të shqiptarëve në Veriun e Mitrovicës, por edhe në Veriun e Kosovës. Kam organizuar vizita jo vetëm unë, por edhe deputetet e partive tjera politike, kam organizuar debate parlamentare i cili është bërë në Kuvendin e Kosovës si rezultat i tij, tani ka dalë edhe rezoluta që ka pasur të bëjë me kthimin e shqiptarëve në veri dhe komuniteteve jo serbe. Pastaj, eliminimi i të gjitha barrierave që ata të kenë mundësi me i bërë lejet për me i ndërtuar shtëpitë. Uzurpimin e pronave dhe banesave të shqiptareve si dhe qasja në arsim, shëndetësi si dhe komplet në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve atje. Pastaj, kam trajtuar dhunën në familje kam iniciuar disa debate në platformën zoom sepse në fillim të vitit ishim të gjithë të bllokuar. Pastaj edhe në komisionin parlamentar në të cilin kam qenë pjesë për të drejtat e njeriut, barazi gjinore për personat e pagjetur, peticione i kemi ftuar disa herë akterët që kanë qenë kyç në zbatushmërinë e ligjeve. Pastaj ligji për mbrojtjen e fëmijëve për mua ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme që të punohet para se me filluar zbatimi i tij. Kam qenë në teren gati gjatë gjithë kohës ani pse ka qenë pandemi, kam qenë afër qytetarëve.
EO: Pse duhet të ju votojnë prapë juve, cili do të jetë kontributi juaj?
Idrzi: Besoj që qytetarët do të më votojnë sepse jam gjithnjë afër tyre. Unë jam njeri i trenit dhe kam qenë në vizita të shumta i kam adresuar nevojat e tyre. Punoj me një përgjegjësi të madhe, sepse besimi, vota me të vërtetë është një përgjegjësi shumë e madhe, andaj qysh kam punuar në këtë mandat, unë e dijë që jam person këmbëngulës, asnjëherë nuk dorëzohem nëpër ato kauzat e mia jetësore sepse të gjitha këto me të cilat unë jam marr kanë qenë kauza të mia tërë jetën qysh prej filleve të para të aktivizimit. Kështu që një temë me të cilën jam marrë në mandatin e kaluar dhe që është prioritet për mua janë edhe mungesa e drejtësisë për të gjitha viktimat e luftës. Kam punuar një kohë të gjatë edhe me shoqata edhe me familjarë dhe persona të pagjetur në mënyrë që me adresuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Kam qenë gjithashtu afër tyre, do të ju rri afër dhe do të jem një zë i fuqishëm një zë këmbëngulës prandaj, kërkoj edhe mandatin tjetër sepse do të jem gjithmonë bashkëpunuese me ta. Unë do të vazhdoj të jem një zë i fuqishëm sidomos për banorët shqiptarë të Veriut të Kosovës. E gjithë puna që e kam bërë në legjislaturën e kaluar, kjo është përkthyer në programin e rimëkëmbjes. Pra është fondi i veçantë që është ndarë për tu rindërtuar dhe ndërtuar të gjitha shtëpitë e atyre shqiptarëve të zhvendosur dhe komiteteve jo serb. Tjera me ambulantë me çerdhe dhe vende të punës sidomos për shqiptarët që janë atje, të cilët kanë qenë të diskriminuar në mënyrë të vazhdueshme këtë do ta adresoj. Do të vazhdojmë më rindërtimin aty ku e ka lënë PDK-ja, sepse me veriun me rindërtimin e shtëpive prej që Partia Demokratike nuk ka qenë në pushtet asnjë tullë asnjëherë nuk është ndërtuar. Prandaj në programin e ri të qeverisjes të rimëkëmbjes edhe unë si deputete do të jetë ky top prioritet i imi. Duhet të kthehet, duhet të ndalet ky diskriminim dhe do të realizohet pikë për pike ky plan i rimëkëmbjes për të cilin edhe unë kam kontribuuar si deputete nga Mitrovica dhe natyrisht do të jem edhe në fushën e të drejtave të njeriut që është kauzë jetësore e imja, të drejtat e grave dhe vajzave edhe drejtësia e munguar për të gjithë viktimat e luftës.
EO: Çfarë hapësire ju ka dhënë PDK-ja femrave?
Idrizi: Në përgjithësi, në shoqëri ne si gra dhe vajza faktikisht duhet ta shfrytëzojmë hapësirën, duhet me punuar shumë në mënyrë që me zënë hapësirën. Unë jam e lumtur për hapësirën që e kam pasur që nga fillimi kur jam inkuadruar. Unë prej fillimit kur jam inkuadruar kam qenë kandidate për kryetare të Mitrovicës, më pas jam votuar në këshill drejtues të partisë, tash jam anëtare e kryesisë qendrore të partisë. Në mënyrë të vazhdueshme jam duke avokuar bashkë me koleget e mia gra në mënyrë që të ketë edhe numër të madh të grave. Do të punohet akoma, nuk jam natyrisht e kënaqur përderisa nuk jemi 50/50 qysh jemi edhe si popullatë, por hapësira është e mjaftueshme dhe jemi duke luftuar që në mënyrë të vazhdueshme të ketë edhe më tepër.
EO: PDK-se në këto zgjedhje i mungon lideri i saj, Kadri Veseli, çka do të thotë kjo për PDK-në?
Idrizi: Natyrisht që ka qenë dhimbje e madhe për të gjithë, jo vetëm për Partinë Demokratike, por për të gjithë shoqërinë, sepse në mënyrë të pa drejtë e kanë marr kryetarin dhe ai qysh ishte vet i dinjitetshëm në atë mënyrë edhe shkoj në Hagë. Natyrisht, kemi qenë të gjithë të mërzitur të lënduar edhe si parti, por tash pasi ka filluar fushata kemi parë që e gjithë kjo mërzi, ky lëndim është përkthyer në një entuziazëm në një motiv shtesë për aktivistët për votuesit që me të vërtetë më bëjnë të ndihem mirë. Po ndihet një nevojë e përgjegjësisë më të madhe që me punuar dhe me sjellë Partinë Demokratike pikërisht aty ku ka dashur kryetari jonë Veseli dhe ku e meriton jo vetëm Partia Demokratike, por edhe vet Kosova. Kandidati jonë për kryeministër, Z/ Enver Hoxhaj, pa dyshim është njeri i pakrahasueshëm, kandidati më i mirë. Komplet lista është e jashtëzakonshme me kudra nga më të ndryshmit edhe në të njejtën kohë e kemi programin e rimëkëmbjes që i ka adresuar të gjitha nevojat e shoqërisë. Prandaj dhe është dizajnuar në atë mënyrë që i adreson të gjitha nevojat. Pa dyshim që edhe kjo e shton entuziazmin dhe motivimin e qytetarëve që me na besuar më shumë dhe me na përkapur e më bë kryetarin Veseli edhe më krenarë nga atje ku është.
EO: Ku e shihni PDK-në pas datës 14 shkurt?
Idrizi: PDK-ja do të dalë shumë mirë, do të dalë jashtëzakonisht mirë. Në bazë të asaj që po e shohim ne në aktivitetet në teren në bazë të përgjigjes shumë pozitive që e kemi, jo vetëm prej votuesve tradicional të Partisë Demokratike, por prej votuesve të rijnë dhe ata nuk janë numër të vogël por të shumtë gjithandej nëpër Kosovë. Jam shumë e sigurt që të gjithë ata skeptikët apo ato sondazhet e porositura do të befasohen jo këndshëm për ta, por shumë këndshëm për numrin më të madh të popullatës. Kështu që do të dalim mirë dhe do të festojmë dhe do ti bëjmë krenarë edhe liderët tanë.