Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe njëherit kryetarit të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare, Erion Veliaj, mbrëmë ka qëndruar në Tiranë, raporton Ekonomia Online.
Idrizi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, me ç’rast ka publikuar edhe disa fotografi, ka marrë pjesë në eventin “Muza Competition.
“Pjesëmarrëse në këtë organizim ishte edhe vushtrriasja, profesoresha e Shkollës së mesme të lartë profesionale “Bahri Haxha”, Rona Karaça, e cila është paraqitur me koleksionin e saj “Viciana”, ka thënë Idrizi.
Postimi i plotë:
Me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe njëherit kryetarit të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare, Erion Veliaj, mbrëmë qëndruam në Tiranë ku morëm pjesë në eventin “Muza Competition”.
Pjesëmarrëse në këtë organizim ishte edhe vushtrriasja, profesoresha e Shkollës së mesme të lartë profesionale “Bahri Haxha”, Rona Karaça, e cila është paraqitur me koleksionin e saj “Viciana”.
Një koleksion i mrekullueshëm, për çka edhe e përgëzova profesoreshën dhe e inkurajova që të vazhdojë punën e saj profesionale.