Idrizi: Me mjete vetanake të Komunës së Vushtrrisë po ndërtohet shkolla e re “Mustafë Venhari”

Prishtinë | 07 Dhj 2024 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Punimet për ndërtimin e objektit të ri të shkollës “Mustafë Venhari” në qytetin e Vushtrrisë po vazhdojnë sipas planifikimeve.

Siç ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ky është një projekt madhor i cili do të krijojë kushte më të mira për mësim dhe zhvillim për nxënësit e kësaj pjese të qytetit, shkruan VushtrriaPress.

“Ky projekt, me vlerë mbi 1 milion euro, po realizohet me mjete vetanake të Komunës së Vushtrrisë, duke dëshmuar përkushtimin tonë për të investuar në edukimin dhe mirëqenien e gjeneratave të ardhshme”, tha kryetari Idrizi.

Kjo shkollë është më e madhja shkollë fillore në Komunën e Vushtrrisë.

No photo description available.

Të ngjashme