Idrizi nderon policët Zymberi e Bunjaku, të vrarë në veri të vendit

Vushtrri | 17 Shk 2024 | 12:29 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në vazhdën e nderimeve për nderë të 16-vjetorit të Pavarësisë, ka vizituar varret e zyrtarëve policor, Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku, të vrarë në veri të vendit, raporton Ekonomia Online.

Idrizi tha për Ekonomia Online se nderim po bëjnë edhe te heroi që “ra në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial.

“Fillimisht ua uroj 16 vjetorin e pavarësisë të gjithë shqiptarëve ku janë, veçanërisht qytetarëve të Vushtrrisë. Sot bashkë me familjarët të dëshmorëve, përfaqësues të veteranëve, e institucioneve bashkërisht kemi bërë homazhe tek memoriali i martireve, varri i heroit Enver Zymberi dhe tani tek varri i Afrim Bunjaku, krejt kjo bëhet në shenjë përkujtimi e nderimi dhe sakrificës së dëshmorëve pa të cilët s’do mund të festohej sot”, tha Idrizi.

“Ky 16 vjetor e gjeti Vushtrrinë në realizimin e shumë projekteve, investimeve kapitale të cilat janë duke  e ndryshuar pamjen e qytetit të Vushtrrisë”, tha ai.

Të ngjashme