Idrizi në ceremoninë e diplomimit të maturantëve: Një gjeneratë e nxënësve të suksesshëm

Prishtinë | 13 Qer 2024 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, të enjten ka marrë pjesë në organizimin e maturantëve të gjimnazit “Eqrem Çabej”, raporton Ekonomia Online.

Idrizi, ka thënë se nxënësit i kanë bërë krenar me arritjet e sukseset e tyre në gara.

“Maturantë të Gjimnazit “Eqrem Çabej”, ju priftë e mbara”, ka shkruar ndër tjera i pari i komunës së Vushtrrisë.

Postimi i plotë: 

MATURANTË TË GJIMNAZIT “EQREM ÇABEJ”, URIME DIPLOMIMI

Në një organizim të mrekullueshme, maturantët e Gjimnazit “Eqrem Çabej” shënuan ceremoninë e diplomimit.

Një gjeneratë e nxënësve të suksesshëm, që na kanë bërë krenar me arritjet e tyre në secilën garë që kanë marrë pjesë.

Maturantë të Gjimnazit “Eqrem Çabej”, ju priftë e mbara!

Të ngjashme