Ndërtimi i tregut të gjelbër në qytetin e Vushtrrisë po vazhdon sipas planit dinamik, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, ka thënë se qyteti që ai udhëheq tashmë po merr formë.
“Transformimi i qytetit të Vushtrrisë, tashmë po merr formë. Me pamjet nga punimet, sipas planit dinamik, në Tregun e gjelbër dhe sheshin e qytetit me parkingun nëntokësor, ku po bëhet betonimi i pllakës së fundit, ju uroj fundjavë të mbarë”, ka shkruar Idrizi në rrjetin social Facebook.