Idrizi: Zëri që kumboi në pavarësinë e Kosovës është prapa grilave

Vushtrri | 17 Shk 2024 | 13:56 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Vushtrrisë ka organizuar Akademi Solemne për Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast janë përmendur dhe ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Kjo akademi u mbajt në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, nën patronazhin e kryetarit të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ku morën pjesë shumë qytetarë vushtrrias, përfaqësues institucionesh, familjarë të dëshmorëve të Kombit, veteranë e invalidë të UÇK-së nga Vushtrria.

Kryetari Idrizi i falënderoi të pranishmit duke i uruar për këtë ditë të madhe.

“Kjo liri është përpjekje shekullore që themelin e ka në gjakun e Hasan Prishtinës, Bislim Bajgorës, Shaban Bunjakut, Ahmet Delisë, e mijëra burrave që ranë për lirinë e Kosovës” u shpreh kreu i Komunës.

Idrizi tha se kjo liri është edhe vuajtje e shqiptarëve ndër vite, duke përmendur ngjarje të rëndësishme gjatë shekullit të kaluar e deri më tani.

Ai përmendi edhe ish-krerët e UÇK-së duke thënë se është viti i katërt që mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Zëri që kumboi në pavarësinë e Kosovës është prapa grilave” u shpreh Idrizi, duke e pasur fjalën për ish-presidentin Thaçi, i cili ishte ai që e lexoi Deklaratën e Shpalljes. Më 17 Shkurt 2008.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta, Gëzim Zuqaku, tha se për këtë ditë u gëzuan të gjithë shqiptarët duke kujtuar rezistencën ndër shekuj.

“Kosova kishte nevojë për mbrojtje dhe ajo nuk mund ta realizonte ndryshe përveç se përmes Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës”, u shpreh ai.

Enver Zymberi e Afrim Bunjaku – “Nderi i Qytetit”

Në akademinë festive për nder të 16-Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ua dorëzuoi çmimin “NDERI I QYTETIT”, familjeve të heronjve Enver Zymberi e Afrim Bunjaku.

Ky çmim iu nda heronjve Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku, në nderim të heroizmit të tyre në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Në fund për të pranishmit u shfaq edhe një program kulturor artistik me këngë dhe valle.

Të ngjashme