Iftar miqësor në Tiranë mbledh personalitete të jetës publike shqiptare

Prishtinë | 18 Mar 2026 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Në një atmosferë vëllazërore gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në Panorama Dajt u organizua një iftar miqësor që mblodhi figura të njohura të jetës publike shqiptare.

Iftari u shtrua me ftesë të biznesmenit dhe pronarit të këtij ambienti, Kujtim Dervishi, duke krijuar një mbrëmje të veçantë ku u ndërthurën mikpritja, dialogu dhe bashkëpunimi.

Në këtë ngjarje morën pjesë personalitete të rëndësishme institucionale dhe politike, ndër ta ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi dhe Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari, si dhe diplomatë, përfaqësues të biznesit dhe shumë të ftuar të tjerë.

Kryetari i Aleanca Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini, vlerësoi rëndësinë e kësaj mbrëmjeje, duke theksuar se iftari shërbeu si një mundësi e mirë për forcimin e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë mes institucioneve dhe komunitetit të biznesit.

“Shpreh mirënjohjen time për mikpritjen dhe organizimin e këtij iftari nga Kujtim Dervishi, duke dëshmuar edhe një herë traditën e mikpritjes dhe bashkimit mes shqiptarëve”, u shpreh Shahini.

Kjo mbrëmje u zhvillua në frymën e solidaritetit dhe bashkimit që karakterizon muajin e Ramazanit, duke forcuar lidhjet mes faktorëve të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare.

Të ngjashme