Igball Jashari: Synoj një ditë të luaj për Kosovën A

Prishtinë | 26 Mar 2024 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës U19 ka pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Kombëtarja e Sllovenisë U19 në stadiumin “Sportni Park Lendava”.

Në ndeshjen e tretë njëherësh të fundit në kuadër të “Elite Round” për kualifikimet e EURO 204, Dardanët në mungesë të rezultatit pozitiv, përfunduan në pozitën e 3-të në Grupin 1 me gjithsej 3 pikë.

Të përzgjedhurit e Adil Maliqit nuk patën fat ndaj Spanjës dhe Sllovenisë, derisa me sukses patën mposhtur Austrinë me rezultat 1:0.

Në lidhje me këto paraqitje ka folur Igball Jashari, i cili shprehi dëshirën për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës A.

“Keqardhje që nuk ia dolëm të kualifikohemi. Ndërsa këto tre ndeshje për mua ishin mësim dhe eksperiencë e madhe, sidomos kur ndeshesh me këso emra përfaqësuesesh si Spanja”.

“Normalisht synimet e mija tani janë Kombëtarja U21, e pse jo në të ardhmen “A”-ja, që të vazhdojë me sukses t’i mbroj ngjyrat e vendit tim ashtu siç kam vepruar U17 dhe U19”, u shpreh Jashari për faqen zyrtare të Prishtinës.

Të ngjashme