Igli Tare flet për takimin e përfolur me David Silvan

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 21:57 | Nga Ekonomia Online

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka thënë se David Silva dëshiron ta ketë një përvojë të re në futboll dhe se klubi nga kryeqyteti italian do ta ndërtojë një skuadër të fortë përreth Ciro Immobiles.

Ditët e fundit u raportua se drejtori shqiptar i Lazios kishte darkuar me mesfushorin veteran nga Spanja, i cili do të largohet nga Manchester City këtë verë pas plot 10 vjetëve.

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë Tare u pyet për lajmet se ai do ta sjellë veteranin spanjoll në Lazio.

“Nuk e di nga vijnë këto lajme”, tha drejtori sportiv i Lazios, Tare, duke buzëqeshur, pasi paraprakisht e kishte injoruar pyetjen.

“Ai është lojtar i madh, natyrisht, dhe kam dëgjuar nga disa miq të përbashkët se atij do t’i pëlqente një përvojë ndryshe pas 10 vjetëve në Angli. Por ndryshe është të thuash diçka e ndryshe ta bësh atë”, shtoi Tare.

“Ne do ta ndërtojmë Lazios rreth Immobiles, sepse ai ka kontratë afatgjate me ne dhe është figurë e rëndësishme në këtë klub”, theksoi ai. /Gazeta Express/

Të ngjashme