IKD: “Rasti Veteranët”, institucionet shtetërore dështuan të mbrojnë buxhetin e shtetit

Prishtinë | 08 Sht 2019 | 10:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Drejtësia ‘amniston’ veteranët e rrejshëm, dëmton Buxhetin e Republikës së Kosovës: Analizë e aktakuzave, proceseve gjyqësore dhe aktgjykimeve në rastet e ‘veteranëve të rrejshëm’”, raporton EkonomiaOnline.

Gzim Shala nga IKD-ja, tha se Prokurori i Shtetit dhe Prokuroria Themelore e Pejës dhe Gjykata Themelore e Pejës, kanë dështuar në mbrojtjen e buxhetit të shtetit në rastin e “veteranëve të rrejshëm”.

Ai tha se në aktakuzat dhe trajtimin e rasteve të veteranëve të rrejshëm, asnjëherë nuk është marrë vendim që të njëjtit të kthejnë mjetet në arkën e shtetit.

“Prokuroria Themelore e Pejës kishte pranuar 17 mijë dosje dhe më 24 maj 2019 ka ngritur 20 aktakuza ndaj 21 personave. Me një rast të monitoruar IKD ka gjetur se kjo prokurori në aktakuzën e saj ka propozuar që të pandehurit të shpallen fajtorë, mirëpo edhe nuk ka propozuar që të pandehurit ta kompensojnë shumën e përfituar në mënyrë të kundërligjshme në emër të pensionit të veteranit. Në këtë mënyrë PTHP-ja vetëm sa e ka identifikuar palën e dëmtuar, në rastin konkret Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, mirëpo nuk ka propozuar që këto mjete buxhetore të kthehen në buxhetin e shtetit. Për më tepër nuk ka propozuar që të bëhet një dënim plotësues krahas dënimit kryesor që të kemi kompensim të dëmit”, tha ai.

Shala tha se KDI-ja ka monitoruar edhe shpalljen e aktgjykimit të Gjykatës Themelore të  Pejës, ku aty thuhet se përfitimi i këtij të pandehuri nga pensioni i veteranit të rrejshëm, ka qenë 1 530 euro, ndërsa aktgjykimi përfundimtar e dënon palën akuzuese me 1 300 euro.

Përveç kësaj ai tha se Gjykata nuk e detyron të pandehurin që të kthejë edhe mjetet tjera.

Me këtë rast IKD-ja ka dhënë edhe disa rekomandime për institucionet e drejtësisë.

“Nga të gjeturat e këtij raporti del se prokuroritë dhe gjykatat kanë dështuar të mbrojnë një interes që është shumë i rëndësishëm për qytetarët e vendit, pra ajo është mbrojtja e buxhetit të shtetit. Ne si IKD kemi dhënë edhe një sërë rekomandimesh në bazë të të gjeturave të dalura nga ky raport. Ne kemi rekomanduar që prokurorët e shtetit të propozojnë dënime plotësuese që të pandehurit që kanë përfituar këto mjete në mënyrë të paligjshme na trajtimi i këtij rasti, t’i kthehen buxhetit të shtetit. Një rekomandim tjetër është që kur të jenë rastet të mosefikasitetit të prokurorëve të shtetit lidhur me propozimet e tilla për t’i kthyer këto mjete, apo për t’i urdhëruar të pandehurit për t;i kthyer të gjitha ato dëme, Gjykata në bazë të Kodit Penal ka mundësi që edhe në mungesë të propozimit me shkrim nga ana e prokurorit të shtetit t’i detyrojë të pandehurit t’ kthejnë dëmet shtetit”, tha Driton Noci hulumtues në IKD.

Më 7 dhjetor të vitit 2018 Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj anëtarëve të Komisionit Qeveritar. Ndërsa lëndët e  përfituesve të jashtëligjshëm të këtyre pensioneve ishin bartur nga Prokuroria Speciale, nëpër prokuroritë themelore që secila t’i trajtojë, varësisht prej juridiksionit të saj.

Të ngjashme