Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës vlerësoi se mostrat e ujit të pishinës së Gërmisë të marra më 23 korrik janë brenda standardeve të parapara.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në kuadër të mandatit të tij për mbrojtjen e shëndetit publik, vazhdon me monitorimin e cilësisë së ujit në pishinën e Gërmisë.
Rezultatet e mostrave të ujit të pishinës së Germisë të marra me datë 23 korrik 2025 rezultojnë brenda standardeve të parapara sipas rregullores për pishina.
Me qëllim te mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane/IKSHPK do të vazhdojnë me monitorimin e ujit për pije dhe ujit në pishinën e Gërmisë”, thuhet ën komunikatën e IKSHPK-së.