Mbrëmjen e kaluar, kryetari i Komunës së Istogut dhe kandidati i LDK-së për një mandat tjetër, Ilir Ferati, u mirëprit ngrohtësisht nga familja Pepaj në shtëpinë e tyre.
Rreth këtij takimi, Ferati ka shkruar në Facebook, të cilin e cilësoi si një diskutim që i solli një vizion të ri për të ardhmen.
Posti i plotë:
Mbrëmë, familja Pepaj na mirëpriti në shtëpinë e tyre, së bashku me kandidaten tonë, Liridonën.
Diskutimi i afërt dhe i frytshëm që patëm, na dha një vizion të ri për zhvillimin e lagjeve tona duke i hapur rrugë planifikimit për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.
Faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme.
