Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të qëndrojë në Kosovë.
Meta do të dekorojë njësitet ushtarake dhe policore, e po ashtu edhe njësitë e tjera nga institucionet si KEK-u, Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës për kontributin e dhënë gjatë situatës së krijuar pas tërmetit në Shqipëri.
Ai gjithashtu do të vizitojë familjen Abazi në Gjilan, e cila humbi dy anëtarë të saj gjatë tërmetit të 26 nëntorit në Durrës.