Ilir Meta pret presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskin

Prishtinë | 26 Tet 2019 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur përmes një ceremonie shtetërore homologun e tij në Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovski.

Ju kujtojmë se Pendarovski mori pjesë në Samitin e Paqes për Evropën Juglindore në Tiranë; ku ndër të tjera u shpreh në fjalimine tij se paqja fillon në shtëpi.

“Mungesa e caktimi të datës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, problemi me vizat e Kosovës, ka potencial për të minuar mbështetjen për vlerat evropian”, deklaroi Pendarovski. Sipas tij, “nuk ka konferencë e takime ku nuk flasim për stabilitetin dhe bashkëpunimi në rajon”.

Sipas Pendarovskit, stabiliteti në çdo shtet varet më shumë nga përmbushja e nevojave të qytetarëve.

“Jam i bindur që rreziku nga stabiliteti fillon nga shtëpia jonë, ku institucionet nuk i plotësojnë nevojat e qytetareve. Gjatë viteve vendi jonë është peng i oligarkëve. Ka ende praktika të këtilla brenda elitës dhe administratës”, deklaroi Pendarovski.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme