Ilir Meta: Votoni kundër kujtdo që kërkon të blejë të ardhmen tuaj (Video)

Prishtinë | 25 Qer 2017 | 10:57 | Nga

Në kopshtin numër “31” në njësinë administrative numër 5 në Tiranë votoi edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi dhe vajza e tyre e madhe.

Në një prononcim të shkurtër pas votimit Meta pasi uroi për ditën e Fitër Bajramit, u bëri thirrje shqiptarëve të mos votojnë ata që kërkojnë të blejnë të ardhmen e tyre.

“Në këtë ditë më lejoni tu uroj gjithë besimtarëve pas një muaji gjithë sakrifica zoti ua pranoftë agjërimin. Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë, që duhet të jetë festa e demokracisë për vendin, dita e qytetarëve dhe jo e politikanëve, duhet të jenë ata që duhet të dëgjohen dhe të vendosin. Kam një mesazh që ata duhet të votojnë kundër kujtdo që bën presion për votën e tyre, kujtdo që ble të ardhmen e tyre. E ardhmja e fëmijëve të tyre është e shenjtë për ta në këtë ditë. Shqiptarët duhet të dënojnë arta që dërgojnë sekserë që kërkojnë të blejnë të ardhmen e tyre”, tha Meta.

https://web.facebook.com/pg/levizjasocialisteperintegrim/videos/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme