Imami kosovar, Labinot Maliqi ka publikuar dy fjalime të kryeministrit Albin Kurti ku ishte kundër ndalimit për bartjen e shamisë në shkolla.
Maliqi shpreson që kjo qeveri do të bëjë diçka më ndryshe dhe do ta shfuqizojë këtë vendim të cilin e quajti diskriminues.
Në fjalët e Kurtit, ai thoshte se janë kundër ndalimit të bartjes së shamive në shkolla, pasi që është e drejtë elementare.
“Ne nuk do bëjmë kurrëfarë ligji për bartjen e shamisë. Ne kemi qenë kundër ndalimit. Ne konsiderojmë që është çështje e të drejtave elementare njerëzore. Nëse ti ndalon shaminë në Kosovë ose kudo tjetër ti humbet raste në Strasburg dhe do të paguash dëmshpërblim për atë gjë. Është e drejtë elementare njerëzore.
Prej vitit 2011, ne e kemi pasur të qartë qëndrimin tonë që ne jemi kundër ndalimit të bartjes së ndalesës. Ne nuk do ta pengojmë një vajzë që shkollohet apo jep mësim për shkak se në njërën anë është e drejta e mësim dhe në anën tjetër bindja jonë”, kishte thënë Kurti.