Inaugurohet rruga e shkollës “Kelmendi” në Deçan

Deçan | 06 Qer 2017 | 18:03 | Nga

Në kuadër të mbështetjes së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për financimin e projekteve kapitale në Komunat e Kosovës, dhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës e Deçanit, sot u bë inaugurimi i rrugës së shkollës “Kelmendi” në fshatin Rastavicë të Komunës së Deçanit.

Në ceremoninë e inaugurimit të rrugës së shkollës “Kelmendi” në fshatin Rastavicë të Komunës së Deçanit, mori pjesë zëvendësministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, përfaqësues të kompanisë ndërtuese si dhe përfaqësues të fshatit Rastavicë në Komunën e Deçanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme