Incident me trajnerin e Kombëtares, Edi Reja rrëzohet në tokë

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Një incident aspak i këndshëm u regjistrua në fundin e konferencës për shtyp të trajnerit Edi Reja, në prag të 2 sfidave ndaj Islandës dhe Moldavisë të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

Në momentin e përfundimit të konferencës në Durrës, teksa u ngrit nga tavolina ku ishte ulur, italiani u pengua dhe nuk mundi të shmangte dot rrëzimin.

Gjithsesi asgjë për t’u shqetësuar, tekniku u ngrit menjëherë në këmbë dhe vazhdoi bisedën normale me gazetarët e pranishëm në sallën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme