INDEP publikon punimin “Përmbushja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë – Perspektiva e Shoqërisë Civile”

Prishtinë | 13 Jan 2023 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Gjatë vitit 2022 Instituti INDEP ka punuar në bashkëpunim me partnerë dhe akterë relevant për avancimin e Agjendës 2030. Hulumtime, analiza, trajnime dhe krijim i platformës jane disa nga aktivitetet që INDEP ka ndërmarrë në kuadër të programit për zhvillim të qëndrueshëm.

Instituti INDEP, në kuadër të projektit “Ura e OZHQve – Ndërlidhja e akterëve lokal dhe kombëtar për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë” publikoi punimin “Përmbushja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë – Perspektiva e Shoqërisë Civile”. Punimi në fjalë pasqyron perspektivën e shoqërisë civile mbi shkallën e arritjes së secilës objektivë, duke bërë një vlerësim të targeteve përkatëse, përshkrim të situatës së përgjithshme, legjislacionit në fuqi, sfidave dhe hapave të ardhshëm.

Projekti “Ura e OZHQve – Ndërlidhja e akterëve lokal dhe kombëtar për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë” mbështetet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Të bashkangjitur më poshtë, gjeni punimin “Përmbushja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë – Perspektiva e Shoqërisë Civile”, si dhe të gjitha publikimet e vitit 2022 në lidhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

“Përmbushja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë – Perspektiva e Shoqërisë Civile”: https://indep.info/wp-content/uploads/2022/12/Permbushja-e-OZHQ-1.pdf

“OZhQ-të përballë fushëveprimtarisë dhe misionit të komunave të Kosovës”: https://indep.info/wp-content/uploads/2022/10/OZhQ-te-perballe-fusheveprimtarise-dhe-misionit-te-Komunave-te-Kosoves-1.pdf

“Emigrimet e popullsisë – një mundësi e pashfrytëzuar për zhvillim lokal në Kosovë”: https://indep.info/wp-content/uploads/2022/08/INDEP_EMIGRIMET-E-POPULLSISE-NJE-MUNDESI-E-PASHFRYTEZUAR-PER-ZHVILLIM-LOKAL-NE-KOSOVE_Final.pdf

Të ngjashme