India shënon mbi 83 000 raste me Coronavirus për një ditë

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

India i ka regjistruar 83 809 raste të reja të Coronavirusit të dielën, që është numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga Covid-19 në këtë shtet shkoi në 4.93 milionë, shkruan The Guardian.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1,054 viktima dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në mbi 80,000 persona.

India ndodhet e dyta në botë për numrin më të lartë të personave të infektuar, ndërsa në vendin e parë vazhdojnë të mbeten Shtetet e Bashkuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme