Indonezia raporton rritjen më të madhe të rasteve, 24 mjekë të vdekur

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Indonezia ka raportuar rritjen më të madhe ditore të rasteve të reja me koronavirus gjatë të hënës.

Asociacioni i Mjekëve të Indonezisë ka njoftuar se deri tani kanë vdekur 24 mjekë të cilët po trajtonin pacientët e prekur me Covid-19.

Rritja e numrit të vdekjeve në mesin e mjekëve, që është dyfishuar nga java e kaluar, vjen pas kritikave që personeli shëndetësor ka mungesë të pajisjeve mbrojtëse.

281 rastet e reja me koronavirus e kanë ccuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2491. 209 vdekjet e konfirmuara është numri më i lartë i vdekjeve në Azi.

Ekspertët shëndetësorë kanë thënë se përqindja e lartë e vdekjeve në numrin e konfirmuar të rasteve është një shenjë se shpërthimi është shumë më i madh se sa të dhënat zyrtare tregojnë për vendin e katërt më të populluar në botë.

Javën e kaluar, Agjencia e Inteligjencës së Indonezisë ka zbuluar se pret që rastet me Coronavirus të arrijnë në kulm në tre muajt e ardhshëm – duke tejkaluar 100,000 raste në korrik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme