Sindikata e Infermierëve këtë të martë do të organizojë një protestë e cila ka të bëjë me Ligjin e Pagave.
Për të kundërshtuar rangimin sa i përket koeficienteve në Ligjin e Pagave, duke filluar nga ora 15:00 do të marshojnë nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës drejt Qeverisë së Kosovës.
Marshi do të organizohet nën moton “Paga dinjitoze, Jo diskriminimit”.