Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj i Lëvizjes Vetëvendosje, ka treguar se çka shkruante në fletoren e shënimit të infermieres së rastit Dehari.
Molliqaj ka thënë në RTV21 se ndonëse thuhej se Astrit Dehari ka vdekur nga asfiksia, në fletoren e infermieres shkruante se ai kishte puls dhe frymëmarrje normale edhe pasi ishte dërguar në ambulancë.
“Në orën 15:00 shkoj nalt në krahun A i burgosuri Astrit Dehari, ka tentu vetëvrasje, menjëherë thirret urgjenca, të burgosurit e sjellin në ambulancë në 15:05, 15:10 vjen urgjenca, i burgosuri ishte i shtrirë në dhomë, kishte masë vjellje, pulsin dhe frymëmarrjen normale”, tha Molliqaj duke cituar infermieren.
Kujtojmë se aktivistit i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor, në burgun e Prizrenit, po mbahej aty nën dyshimin se kishte marrë pjesë në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.