Infermierja që u asfiksua dje në Velipojë, sot shpëtoi një tjetër jetë

Prishtinë | 29 Kor 2017 | 15:02 | Nga

Është në krye të detyrës, ndonëse një ditë më parë përfundoi në spital me shenja asfiksie pasi u erdhi e para në ndihmë 4 personave të plagosur nga shpërthimi si pasojë e rrjedhës së gazit në një restorant në Velipojë.

Ndihmës mjekia Vjollca Voci arriti të ndërhyjë në kohë për të shpëtuar një tjetër jetë, këtë radhë një të moshuari që po mbytej.

Por si ishte përballja e parë me zjarrin në Velipojë dhe kujt i dha ndihmën e parë. Ajo tregon se ishte pikërisht 55-vjeçari pronari i lokalit Besnik Zenuni që ndihmoi, pasi ai ishte pa ndjenja, e më pas i biri 33-vjeçar Hektor Zenuni që vetëm thërriste për ndihmë.

Vetë Voci e cila mbeti e lënduar, tregon se kur ndërhyri për t’u ardhur në ndihmë qytetareve të plagosur nuk mori parasysh asgjë. Ndërkohë ajo shton se vijon të ndjejë shqetësime, por kjo nuk e ka penguar të vijojë misionin e saj në qendrën shëndetësore Velipojë.

Ky është rasti i parë në 17 vitet e punës në qarkun e Shkodrës që ajo asiston me të tilla përmasa shpërthimi, por tregon se më herët ka qenë në krye të detyrës edhe kur ndodhi shpërthimi në Gerdec.

Në fund ajo e mbyll prononcimin e saj duke ju uruar shërim të shpejtë 4 të lënduarve nga kjo ngjarje dhe më pas sërish hipën në autoambulancën e Velipojës, duke u rikthyer në krye të detyrës në zonën turistike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme