Informimi i grave dhe komuniteteve të margjinalizuara, fokusi kryesor i nismës për të drejtën në pronë

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 18:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banka Botërore, me rastin e dhënies së grantit për projektin Nisma mbi të Drejtën në Pronë, të martën ka mbajtur konferencë për media raporton Ekonomia Online.

Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë nga Kabineti i Kryeministrit tha se ky projekt përfshin të gjitha mekanizmat.
Projekti i cili po përkrahet nga Banka Qendrore është shumë i rëndësishëm duke e ditur se e drejta në pronë kërkon angazhim nga institucionet, nga Qeveria e Kosovës janë marrë nisma, theksoi ai.
Prej vitit 2016 me nismën për përkrahje në barazi gjinore, është ndërmarre një proces i cili ka pas mbi 17 mijë regjistrime, fal masës pa pagesë.

Sipas tij kjo nuk mjafton pasi duhet ende punë, në mënyrë të veçantë grave, vajzave me aftësi të kufizuara si grupe të ndjeshme.

“Qeveria ka vendos politike adekuate sa i përket komuniteteve në Kosovë e edhe tek prona apo vendbanimi i tyre gjë që do ndihmojë shumë në këtë aspekt. Ne si Qeveri kemi krijuar komunitete të cilat kanë përgjegjësi adresimin e çështjeve ndaj grave dhe komuniteteve romë ashkali e egjiptian.
“Me këtë lansim do jemi së bashku në këtë projekt”- tha ai.

Ndërkaq zyrtarja e lartë e Bankës Botërore për Kosovë në Maqedoninë e Veriut, Elene Imnadze tha se është e lumtur që Banka Qendrore ka përkrahur këtë projekt, duke i përmendur disa raste të viteve të kaluara.
Ajo tha se edhe në Kosovë si në disa shtete tjera ka pasur vështirësi në të këtë drejtim, duke thënë se është e rëndësishme edhe emancipimi i grave edhe pronësi.

I pranishëm ishte edhe nënkryetari i Graçanicës, Leutrim Ajeti, i cili prezantoi disa objektiva në emër të kësaj komune.

“Projekti i pronës tek gratë në komunën tonë ka rëndësi kur dihet se nuk është i mirë përfaqësimi, ne duam të theksojmë se 2016 kuvendi lokal ku është përfshirë e drejta për grupet e margjinalizuara andaj si komunë do të shfrytëzojmë rastin për inkurajim që secila grua të kërkoj pronën ashtu si i takon nga ligji”.- deklaroi Ajeti.

Ndërkaq Kushtrim Kabashi, nga ATRC-ja tha se qëllimi kryesor është adresimi për qasje në informacion për rregullimin e çështjes në pronë.

“Përqindja e grave në pronë vazhdon të jetë e ulët ashtu siç u tha edhe më parë.
Përmes platformave mediatike, aktivitete e trajnime për ngritje tek të rinjtë qe kanë ndikim në informimin mbi këtë çështje.
Fushata përmes mediave do të jetë bazë e aktiviteteve do të targetoj të rinjtë, ne do synojmë të bashkëpunojmë për zbatim të aktiviteteve në 7 komuna në shkolla dhe universitete”- deklaroi Kabashi.

Ai shtoi se pjesë e tyre do jetë edhe informacionet ligjore në bazë të rasteve të divorceve e rasteve tjera.
Kabashi theksoi se deri në përfundim të këtij projekti synohet informimi i qytetarëve për regjistrim në pronën me vëmendje tek pakicat.

“Një fushatë e koordinuar me institucioneve lokale e qendrore dhe mediave mendoj se do ketë impaktin e saj drejt qëllimit kryesor”- përfundoi ai.

Ky projekt synon adresimin e nevojës për përmirësimin e qasjes në informacion dhe në shërbime këshillimore rreth regjistrimit te pronës për gratë, të rinjtë dhe grupet e cenueshme ne Kosovë. Te pranishëm në këtë konferencë ishin figura të ndryshme publike.

Të ngjashme