Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka ngritur shqetësimet lidhur me inicimin e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi.
Kamberi përmes një postimi në Facebook ai tha se tek komuniteti shqiptar në Luginën e Preshevës ekziston shqetësim për thirrjet e mundshme të të rinjve shqiptarë për kryerjen e shërbimit ushtarak, për shkak se e kaluara dhe pasojat e saj vazhdojnë të ndikojnë në vetëdijen kolektive të shqiptarëve.
Ai tutje ka kujtuar se 135 shqiptarët e vrarë në Armatën Popullore të Jugosllavisë janë arsye pse të rinjët shqiptarë nuk e shohin vetën pjesë të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi.
“135 shqiptarët e vrarë në Armatën Popullore të Jugosllavisë janë arsye pse të rinjtë shqiptarë nuk e shohin vetën pjesë të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi. Në Republikën e Serbisë tashmë është iniciuar dhe po zhvillohen në masë të madhe përgatitjet për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Në lidhje me këtë iniciativë, tek komuniteti shqiptar në Luginën e Preshevës ekziston shqetësim për thirrjet e mundshme të të rinjve shqiptarë për kryerjen e shërbimit ushtarak, për shkak se e kaluara dhe pasojat e saj vazhdojnë të ndikojnë në vetëdijen kolektive të shqiptarëve”, ka shkruar ai.