Inigo Martinez zyrtarisht në Barcelonë

Prishtinë | 05 Kor 2023 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Barclonës ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se e ka transferuar Inigo Martinezin si lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës së tij me Athletic Bilbaon.

32 vjeçari që luan në pozitën e mbrojtësit do të luftojë për vend startues me Christensen, pasi Araujo është i paprekshëm, ndërsa Joules Kounde do të luaj në pozitën e mbrojtësit të djathtë edicionin e ardhshëm, kështu ka deklaruar Xavi ditë më parë.

Inigo Martinez është futbollisti dytë që bashkohet me Barçën këtë merkato, pas Ilkay Gundogan i cili u zyrtarizua ditë më parë. Kurse katalunasit po punojnë që të sjellin edhe lojtarë të tjerë në “Camp Nou” e disa t’i largojnë.

Të ngjashme