Inspektorati i Kryeqytetit shqipton 29 gjoba lokaleve, s’respektuan decibelët e lejuar të muzikës

Prishtinë | 19 Sht 2023 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Kujdesi ndaj mjedisit dhe qetësisë sonë është në duar të të gjithëve, ka bërë të ditur drejtori i Inspektoratit të Kryeqytetit, Florian Dushi.

Ai ka thënë se Inspektorati i Kryeqytetit po ndërmerr masa për të luftuar ndotjen akustike dhe për të mbrojtur cilësinë e jetës sonë të përditshme.

“Kemi shpërndarë 29 gjoba për pronarët e lokaleve të cilët nuk kanë respektuar decibelët e lejuar të muzikës dhe 21 gjoba për tejkalim të orarit të punës”.

Si rezultat, janë shqiptuar:

  • 13 Vërejtje për tejkalim të decibelëve të lejuar
  • 5 Gjoba në shumën prej 1000 eurove për tejkalim të decibelëve të lejuar, pas vërejtjeve që kanë pranuar fillimisht
  • 3 Gjoba në shumën prej 2000 eurove për tejkalim të decibelëve të lejuar, për herë të dytë, dhe
  • 21 Gjoba për tejkalim të orarit të punës në shumën prej 500 eurove.

Ju lutemi të gjithëve, të jeni të kujdesshëm në lidhje me aktivitetet që prodhojnë ndotje akustike, si muzika e lartë, pajisjet e zhurmshme, ose aktivitetet të tjera që mund të pengojnë qetësinë publike.

Ne të gjithë e dimë që qetësia dhe komoditeti në shtëpitë tona janë thelbësore. Dhe për të siguruar që të jetojmë në një mjedis të qetë dhe pa stres, rregullorja është e qartë: Ndotësit akustikë do të ndëshkohen!

Të ngjashme