Inspektorati i Tregut kthen mbrapsht ngarkesën me birra që s’i referohej Kosovës si shtet

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

nspektorati i Tregut ka ndaluar një ngarkesë me birra që po hynte në territorin e Kosovës.

Kjo ka ndodhur në terminalin doganor të Mitrovicës, shkruan gazetametro.net

Kjo pasi ngarkesa nuk i është referuar Kosovës si shtet dhe nuk ka pasur deklaracion të mallit me gjuhën shqipe.

Veprimi vjen pas urdhëresës së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë se asnjë prodhim që nuk i referohet Kosovës si shtet nuk do të hyjë në territorin e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme