Inspektori që bëri të ditur se Vuçiq është i implikuar në drogë, mund të vritet

Prishtinë | 16 Kor 2022 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Maja Bjelos nga Forumi i Sigurisë në Beograd ka thënë se një inspektor policie në Serbi me emrin Slobodan Milenkovic ka zbuluar një rrjet të distribuimit të drogës që përfshin presidentin Vuçiq dhe vëllain e tij.
Sipas ekspertes së sigurisë, Bjelos, në Serbi po diskutohet ekzekutimi i mundshme i këtij inspektori policor.

“Tema kryesore në Serbi është ekzekutimi i mundshëm i inspektorit të policisë i cili zbuloi se presidenti serb dhe vëllai i tij janë të përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike përmes një rrjeti qeveritar. ministra, oficerë të ushtrisë dhe inteligjencës dhe kriminelë”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme