Institucionet arsimore kanë problem me menaxhim, kërkohet mbështetja e ndërkombëtarëve

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 10:08 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka organizuar konferencën e III-të ndërkombëtare për lidershipin dhe menaxhimin në shkolla dhe biznese, raporton Ekonomia Online.

Faton Berisha, Prorektor në UP, tha se menaxhimi në shkolla dhe biznese është garanci esenciale për zhvillimin e këtyre dy fushave që janë bartës të mirëqenies në shoqëri.

“Lidershipi dhe menaxhimi në shkolla dhe biznes është garanci esenciale sepse përfshinë dy fusha arsimin dhe ekonomik  që janë bartës të mirëqenies në shoqëri. Veçanërisht tek ne nevoja për lidership është evidente në këto dy fusha”.

“Boshllëku në shoqërinë kosovare  që ekziston sa i përket menaxhimit edhe të shkollare dhe të biznesit. Një nga qëllimet është që dalëngadalë fusha e kërkimeve të kalojnë nga publikimet akademike që publikohen në publikime të cilat mund ë aplikohen”.

Heset Sahiti, zëvendësministër i MAShT-it përshëndeti punimet e konferencës.

Ndërsa Ambasadori slloven Bojan Bertoncelj tha se Sllovenia është duke ndihmuar Kosovën në fuqizimin e të rinjve në ndërmarrësi në mënyrë që ata të jenë sa më aktiv në ekonominë e Kosovës.

“Është mjaft e rëndësishme që të lexojmë temën e konferencës së sotme jo vetëm për pjesët bazë, por edhe pjesët e tjera që reflektojnë nga lidershipi menaxhimi dhe edukimi dhe kjo na sjell në llogaridhënie”.

“Sllovenia fokusohet që të ndihmojë Kosovën në fuqizimin e gjeneratave të reja në ndërrmarrësi dhe mundësi që të jenë aktiv në ekonominë kombëtare”.

Ethem Çeku, dekan i Fakultetit Të Edukimit falënderoi grupin bashkëpunues si dhe mysafirët ndërkombëtar. Ai tha se Kosova ka nevojë për përvojën nga universitetet e Sllovenisë.

“Më Sllovenin dhe sistemin e arsimit të Sllovenisë në përgjegjësi kemi një bashkëpunim të mirë. Ne kemi nevojë për përvojën nga universitetet e Sllovenisë sepse një nga problemet e Kosovës janë edhe problemet e menaxhimit”.

Të ngjashme