Institucionet bashkërendohen për zgjedhje – Prokuroria hap 4 raste, PZAP-ja me 210 ankesa dhe apele

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 15:00 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Prokurori i Shtetit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Policia e Kosovës dhe përfaqësues nga Demokracia në Veprim ka mbajtur konferencë për medie me ç’rast janë shpalosur planet operative të bashkërendimit institucional për ditën e zgjedhjeve 6 tetorit, raporton Ekonomia Online.

Xhemajl Peqani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tha se për zgjedhjet e 6 tetorit është ngritur niveli i bashkëpunimit ndër institucional për parandalimin e shkeljeve ligjore dhe ndjekjen e të gjitha rasteve që bien ndesh me.

“KQZ-ja pas shpalljes së zgjedhjeve ka filluar përgatitjet dhe tani jemi në prag të zbatimit të planit operacional. Jemi në afate të parashikuara me këtë plan dhe deri më tani nuk i kemi shkelur këto plane. Këto janë zgjedhjet e 7-ta të Kuvendit të Kosovës. Zgjedhjet e parakohshme janë gjithmonë sfiduese. Deri më tani kemi pasur sfida për afatet e jashtëzakonshme që kanë qenë të shkurtra. Ne kemi bërë çdo gjë që kemi pas mundësi. KQZ bashkë me aktorët e tjerë po mundohet të krijojë ambient të sigurt për të gjithë ata që kanë ta drejtë vote”.

“Për zgjedhjet e 6 tetorit është ngritur niveli i bashkëpunimit ndër institucional për parandalimin e shkeljeve ligjore dhe ndjekjen e të gjitha rasteve që bien në ndesh me ligjin. Ne jemi kujdesur që personat që kanë vepra penale nuk janë të përfshire në administrimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet në 4 komunat veriore do zhvillohen si në komunat tjera të Kosovës. Për këto komunat këtë herë do e kemi edhe ndihmën e OSBE-së”.

Laura Pula, nga Zyra e Prokurorit të Shtetit, tha deri më tani ka pasur të hapura 8 raste, 2 kallëzime penale dhe se me vetiniciativë të prokurorit të shtetit janë hapur 4 raste.

Pula shtoi se Prokuroria e shtetit më 6 tetor do të ketë 100 prokurorë në 38 komuna, në çdo komunë nga 2 prokurorë.

“Prezenca e institucioneve relevante ka dhënë suksese në zgjedhjet paraprake. Prokurori i shtetit ka hy me të vetmin qëllim që ta realizojmë një ambient të qetë. Ne kemi në kuadër edhe procedurat standarde të veprimit. Do të merren masa ndaj të gjithë atyre që e manipulojnë votën e qytetarit. Dëshiroj që dita e zgjedhjeve të jetë ditë festive dhe ditë e triumfit për ditën e tyre dhe ne si institucione do kemi më pak punë”.

“Duke u bazuar në kodin penal të Kosovës kallëzimet penale parashihen prej momentit kur fillon fushata zgjedhore. Që nga dita e hapjes së fushatës e deri më sot ka pas të hapura 8 raste 2 kallëzime penale të raportuara dhe të gjitha këto raste janë të njohura pasi kanë qenë të publikuara prej këtyre 8 rasteve janë të hapura 4 raste në Gjilan, 2 persona që kanë kryer veprën penale për cenimin e votimit të lirë, një kallëzim penal të paraqitur nga një subjekt politik, rasti parapenal me vetiniciativë të prokurorit kanë filluar hetime kundër një kryetari të subjekti politik për blerje të votës”.

“Kemi filluar hetimin ndaj një personi jashtë Kosovës ku personi shihet në një video duke mbushur fletëvotime. Një rast tjetër është fillimi i hetimeve ndaj një personi që ka dalë në rrjete sociale për blerje dhe shitje të votave. Edhe nga PZAP kemi një rast ndaj një subjekti politik ku thuhet se ai shpërndan ushqim të këmbimit të votës. 100 prokurorë kujdestarë në 38 komuna të Kosovës”.

Ndërsa Makifete Salihuka nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), u zotua se ky institucion do të trajtojë me prioritet rastet që vijnë nga Prokuroria e Shtetit.

“Ne si KGjK kemi bërë përpjekje maksimale që ta përkrahim këtë proces. Shpresojmë që këto zgjedhje të rezultojnë fer dhe të qeta dhe mos të manipulohet vota e qytetarit. Ne zotohemi që të gjitha rastet nga prokuroria do të trajtohen nga gjykata si lëndë me prioritet”.

Gyltene Sylejmani nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZPA), tha se deri tani janë parashtruar gjithsej 210 ankesa dhe apele, raporton EO.

Ndërsa i bëri të ditura edhe gjobat e shqiptuara për subjektet politike për shkeljen e kodit të mirësjelljes ku prinë PDK-ja me 52 mijë euro.

“Edhe në këto zgjedhje i kemi marrë të gjitha masat për organizmit të zgjedhjeve. Janë parashtruara 86 apele dhe 124 ankesa. 121 ankesa janë për fushatë zgjedhore 37 ankesa janë pranuar si të bazuara. Gjobat e shqiptuara për shkeljen e kodit të mirësjelljes: LDK-ja 32 mijë euro; PDP 52 mijë euro; Lista Serbe 36 mijë euro; AAk-PSD 28 mijë euro; AKR-Nisma-PD 2 mijë e 500 euro dhe PEK-u me 250 euro”.

Ndryshe aty u informua edhe për numrin i cili do u shërbejë qytetarëve për ndihmë ose për ndonjë parregullsi që ata e shohin e i cili do jetë prezent në faqen e KQZ-së që është: 0800 555 555.

Të ngjashme