Institucionet publike mbesin me pak punëtorë, shumica lidhin pushimin për Vit të Ri me ato vjetore

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse e enjtja ishte ditë pune, lëvizje të pakta janë vërejtur nëpër institucione publike, kryesisht ato qeveritare.

KTV-ja ka biseduar me disa punëtorë, të cilët prapa kamerës kanë thënë se brenda objekteve institucionale ka shumë pak punëtorë të pranishëm.

Sipas tyre, shumë nga ta që munguan, i kanë lidhur këto dy ditët e festës me pushimet vjetore.

Ndërsa, në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Administratës Publike, së cilës KTV-ja i është drejtuar me pyetje lidhur me këtë çështje, një asistente përmes telefonit ka thënë se vetë sekretari nuk ka dalë në vendin e tij të punës.

Ajo ka thënë se sekretari Arton Berisha i ka lidhur ditët e pushimit dhe nuk do të dalë në punë këto dy ditët e ardhshme.

Nga zyra për informim e kësaj ministrie janë arsyetuar me faktin se zyrtarët publikë janë në pushim vjetor pasi iu takon me ligj.

Veç dy ditëve të pushimit për Vitin e Ri edhe të hënën e ardhshme do të jetë ditë pushimi, shkaku i festës së krishtlindjes ortodokse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme