Instituti Bujqësor i Kosovës po vazhdon punën, pavarësisht gjendjes së krijuar

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Instituti Bujqësor i Kosovës, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton të gjitha palët e interesit se është duke vazhduar punën pa ndërprerje, pavarësisht situatës së krijuar në vend nga pandemia.

Instituti Bujqësor i Kosovës, po e vazhdon aktivitetin e tij, duke vlerësuar nevojat ditore të sektorit të prodhimtarisë bujqësore gjatë sezonës pranverore, si dhe nevojat e përditshme të operatorëve ekonomik që tregtojnë apo përpunojnë inpute apo produkte bujqësore.

IBK-ja, fton të gjitha palët e interesit, që mos të hezitojnë për kërkimin e shërbimeve të nevojshme për ta.

Të ngjashme