Instituti i Mjekësisë Emergjente në Kroaci e ka demantuar veten dhe e ka ndryshuar deklaratën në lidhje me viktimën e raportuar.
Disa minuta më parë, ky insitut vetë e kishte konfirmuar vdekjen e një fëmijë 15-vjeçar, transmeton Gazeta Express.
“Një ekip mjekësor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nën rrënoja e ka gjetur një fëmijë pa shenja jete”, kishte thënë më herët Zarko Rasiq, kryetar i Institutit të Mjekësisë Emergjente në Zagreb, shkruan “Reuters”.
Sidoqoftë, më vonë u tha se fëmija ishte në gjendje shumë të rëndë, por nuk ka ndërruar jetë.
Zagrebi u godit nga një tërmet prej rreth pesë ballësh të Rihterit në orët e hershme të së dielës, duke shkaktuar dëme materiale në ndërtesa dhe vetura.