Instituti RIINVEST: Kosova duhet të forcojë prezencën në takimet zyrtare

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Një prej themeluesve të Institutit RIINVEST, Muhamet Mustafa ka njoftuar se sot është orgaznizuar debat me ekspert ekonomik lidhur me raportin më të ri kërkimor që trajton inciativat për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal që po diskutohen në vazhdim të Procesit të Berlinit.

“Instituti RIINVEST, organizoi sot një debat me ekspertë ekonomie lidhur me Raportin e tij më të ri kërkimor që trajton inciativat për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal që po diskutohen në vazhdim të Procesit të Berlinit. Këto inciativa që kanë për thelb një bashkëpunim, përkatësisht integrim më të madh ekonomik midis të gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor ( BP6) në lidhmëri me proceset e integrimit Europian, vitin fundit janë promovuar me emra të ndryshëm si “Hapsira Ekonomike Rajonale”, “Mini Shengeni “, Tregu i Përbashkët”. Por, ato janë përcjellë edhe me dilema që ndërlidhen me relacionin e tyre dhe skepticizimin apo “lodhjen” për antarësim të vendeve të rajonit në BE si dhe lidhur me problement e pazgjidhura politike midis vendeve të rajonit, sidomos me raportet e Serbisë me Kosoven, pastaj edhe me Bosnen dhe Hercegovinën si dhe me Malin e Zi” thuhet në postimin në Facebook.

Poashtu sipas Mustafës aty u tha se Kosova duhet të forcojë prezencën në takimet zyrtare.

“Ishte një mendim i përbashkët se Kosova duhet të forcojë prezncën në takimet zyrtare dhe të tjera akademike dhe në nivel të shoqrërisë civile lidhur me këto inciativa. Sidomos, pas marrveshjes së Vashingtonit dhe të dekleratçës së Kryeministartve të aprovuar në Samitin e Sofjes, nuk do të ishte produktiv hezitimi për të prezntuar shikimet dhe intersat tona në diskutimet e mëtejme. Pjesëmarrja e institucionve të Kosovës duhet të jetë e barabartë me të gjitha vendet e tjera dhe e argumentuar. Qeveria e Kosovës duhet të analizojë me hollësi aspektet ekonomike dhe politike , në nivelin poltik dhe ekonomik, në nivel nacional dhe sektorial duke identifikuar qartë përfitimet dhe kostot” thuhet tutje në kumtesën për media.

Postimi i plotë:

16.12.2020

INSTITUTI RIINVEST : KUMTESË PËR MEDIE LIDHUR ME INCIATIVAT PER BASHKEPUNIM EKONOMIK NE RAJON ( MINISHENGENI , TREGU I PERBASHKET , HAPESIRA EKONOMIKE E TE NGJASHME)

Instituti RIINVEST, organizoi sot një debat me ekspertë ekonomie lidhur me Raportin e tij më të ri kërkimor që trajton inciativat për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal që po diskutohen në vazhdim të Procesit të Berlinit. Këto inciativa që kanë për thelb një bashkëpunim, përkatësisht integrim më të madh ekonomik midis të gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor ( BP6) në lidhmëri me proceset e integrimit Europian, vitin fundit janë promovuar me emra të ndryshëm si “Hapsira Ekonomike Rajonale”, “Mini Shengeni “, Tregu i Përbashkët”.

Por, ato janë përcjellë edhe me dilema që ndërlidhen me relacionin e tyre dhe skepticizimin apo “lodhjen” për antarësim të vendeve të rajonit në BE si dhe lidhur me problement e pazgjidhura politike midis vendeve të rajonit, sidomos me raportet e Serbisë me Kosoven, pastaj edhe me Bosnen dhe Hercegovinën si dhe me Malin e Zi. Raporti ka analizuar gjithë këtë kontekst dhe ka shtruar nevojen që Kosova të paraqitet më proaktive dhe më e përgatitur në fazën e mëtejme duke dhënë edhe rekomandime për këtë. Debati shumë përmjatësor i pjesëmarrësve kontribuoi në ndriçimin e shumë aspekteve dhe forcimin rekomandimeve te Raportit.Ishte një mendim i përbashkët se Kosova duhet të forcojë prezncën në takimet zyrtare dhe të tjera akademike dhe në nivel të shoqrërisë civile lidhur me këto inciativa.

Sidomos, pas marrveshjes së Vashingtonit dhe të dekleratçës së Kryeministartve të aprovuar në Samitin e Sofjes, nuk do të ishte produktiv hezitimi për të prezntuar shikimet dhe intersat tona në diskutimet e mëtejme. Pjesëmarrja e institucionve të Kosovës duhet të jetë e barabartë me të gjitha vendet e tjera dhe e argumentuar. Qeveria e Kosovës duhet të analizojë me hollësi aspektet ekonomike dhe politike , në nivelin poltik dhe ekonomik, në nivel nacional dhe sektorial duke identifikuar qartë përfitimet dhe kostot. U tha se mungesa e këtyre analizave përbën një hendikep dhe kjo duhet të tejkalohet sa më shpejtë.

Raporti dhe dabti vurën në dukje se përderisa perspektiva e integrimit, përkatësisht antarësimit të vendve të BP6 në BE mbetet një orientim, procesi I bashkëpunimit rajonal në të gjitha format dhe përmbajtjet e tij dujet të jetë I ndërlidhur dhe sinergjik me integrimin në BE dhe si i tillë duhet të evitojë duplifikimin e aspekteve administrative dhe institucioanle, paradhomat e panevojshme, duke përfshirë këtu edhe tejkalimin e nevojës për një union doganor, pasiqë të gjitha vendet kanë një proces të bashkimit doganor me BE. U theksua nevoja që lidhur me këtë çështje debati duhet të intesifikohet dhe pasurohet me analiza dhe studime gjithpërfshirëse në nivel qeveritar, akademik dhe në shoqërinë civile. RIINVEST

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme