Inter i bashkohet garës për Conte-n

Prishtinë | 01 Maj 2019 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Inter është në garë për nënshkrimin me trajnerin Antonio Conte, sipas raportimeve nga Correre dello Sport.

Këto spekulime vijnë pas atyre që e lidhnin ish-trajnerin e Juventusit dhe Chelsea-s me një kalim te Roma.

Për më tepër, thuhet që Conte ka afat deri në mes të muajit të ardhshëm që t’iu përgjigjet Zikaltërve.

Sidoqoftë, një problem për Interin është ngurrimi i bordit drejtues që ta shesë Luciano Spalletti-n shkaku i 25 milionë eurove që do t’iu kushtonte atyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme