Interesimi i madh i qytetarëve për të bërë testin për COVID-19, ka bërë që të bllokohet rruga tek Spitali në Mitrovicë.
Sipas raportimeve të “Jepi Zë”, në hyrje të kësaj rruge është e vendosur edhe tenda që qytetarët po e kryejnë testin për COVID.
Numri i madh i tyre, që shkojnë me vetura dhe mungesa e një parkingu, ka bërë që e gjithë rruga tani të bllokohet.
Klan Kosova ka kontaktuar edhe me drejtoreshën për Shëndetësi në Mitrovicë Erseka Hasanaj-Barani.
Ajo tha se po kryhet një numër i madh i testimeve, andaj mund të jetë edhe shkaku i bllokimit të kësaj rruge.
Klan Kosova ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës në këtë komunë.
Zëdhënësi Avni Zahiti, tha për Klan Kosovën se si pasojë e kërkesës për të bërë testime, ka vështirësi në qarkullim tek hyrja e spitalit.