Interi thuhet se do të luftojë me Juventusin për mesfushorin e talentuar të Romës, Lorenzo Pellegrini.
Dy skuadrat e mëdha italiane janë në kërkim të emrave të rinj për mesfushën e tyre, pasi duan reformimin e kësaj faze.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Interi është në mes të negociatave për sezonin e ardhshëm, me një fokus të veçantë në ‘lojtarët e rinj, por tashmë të konfirmuar’ për klubet dhe vendet e tyre.
Kështu, Nerazzurët do të ishin alarmuar ndaj Pellegrinit, i cili do të jetë në gjendje të largohet nga Roma për vetëm 25 milionë euro.
Kjo mundësi do të jetësohej nëse italiani luan të paktën 45 minuta në katër raste të tjera këtë sezon.
21-vjeçari e ndoqi Eusebio Di Francesco në Olimpico nga Sassuolo verën e kaluar dhe ka vazhduar të bëjë 31 paraqitje për çerekfinalistët e Ligës së Kampionëve.
Pellegrini gjithashtu ka tre paraqitje për Italinë, ku ndër to edhe miqësoret e fundit ndaj Argjentinës dhe Anglisë.
Italiani gjithashtu është njëri nga lojtarët më të vlerësuar nën 21-vjeç pasi vlera e tij mendohet të jetë 44.6 milionë funte.