Interi ia cakton çmimin Lautaros, argjentinasi mund të largohet në verë

Prishtinë | 09 Maj 2022 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Lautaro Martinez pritet të largohet nga Interi në afatin kalimtar të verës.

24 vjeçari ka kontratë me “Nerazzurri” deri në vitin 2026 dhe ai është lumtur në Milano.

Megjithatë, mediumi “ESPN” raporton se Zikaltrit do të jenë të detyruar ta shesin përfaqësuesin argjentinas për t’i balancuar sadopak financat, pasi po kanë probleme financiare, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, Interi e vlerëson Lautaron 60 milionë euro.

Sulmuesin në super-formë po e kërkon Arsenali.

Por, edhe klubet tjera të mëdha evropiane, sidomos ato angleze, do ta prisnin duar-hapur sulmuesin e Interit.

Gjatë verës që vjen, kampioni aktual italian po planifikon ta rikthejë Romelu Lukakun, i cili po e kalon një edicion dëshpërues në Chelsea.

Prandaj, do të ishte e papërballueshme për Interin që t’i paguajë rrogat e Lukakut dhe të Lautaros, prandaj edhe argjentinasi mund të largohet nga Italia.

Të ngjashme