Interi insiston se ata “asnjëherë nuk kanë kotaktuar” Luka Modricin, pasi që thuhet se Real Madridi ka raportuar këtë gjë në FIFA.
Interi ka qenë i lidhur me Modricin, përderisa trajneri Luciano Spalletti e kishte bërë publike këtë gjë duke thënë se e ka “ëndërr” që ta menaxhojë mesfushorin.
Këto lajme kanë shtyrë Los Blancos të marrin këtë veprim.
Por, Interi ka lëshuar sot një deklaratë ku ka shkruar:
“Ne asnjëherë nuk e kemi kontaktuar direkt lojtarin”.