Interi me mega-ofertë për Conten

Prishtinë | 18 Mar 2017 | 10:33 | Nga

Klubi italian, Inter është e gatshme t’ia ofrojë një mega-ofertë trajnerit të Chelseas, Antonio Conte.

Mediat britanike shkruajnë se nerazurët janë duke përgatitur një super-ofertë për tekniku italian, i cili po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Premier Ligë.

Siç raportohet Interi është gati t’ia ofrojë Contes 13 milionë euro në sezon, pagë dyfish më e madh se sa fiton aktualisht italianin tek “Blutë” e Londrës.

Conte me londinezët ka kontratë tri vjeçare në vlerë prej 6.5 milionë euro në sezone. Conte është në rrugë të mirë që me klubin Chelsea ta fitojë Premier Ligën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme