Interi ndahet me katër shtyllat e skuadrës

Prishtinë | 30 Qer 2026 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Interi ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër para sezonit të ri. Yann Sommer, Stefan de Vrij, Francesco Acerbi dhe Matteo Darmian pritet të largohen nga kampionët e Italisë, pasi nuk janë më pjesë e planeve të klubit.

Katër veteranët kanë qenë ndër figurat më të rëndësishme të Interit në vitet e fundit, duke dhënë një kontribut të madh në sukseset e zikaltërve në Serie A dhe në garat evropiane.

Me largimin e tyre, Interi synon të ulë mesataren e moshës së skuadrës dhe të hapë një kapitull të ri, duke investuar te futbollistë më të rinj për të ndërtuar ekipin e së ardhmes.

Të ngjashme