Inva Mula organizon koncert humanitar në Durrës, fton të gjithë artistët shqiptarë

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Inva Mula, sopranoja me famë botërore si gjithë shqiptarët është prekur shumë nga ngjarja e rëndë e 26 Nëntorit ku dhjetra njerëz kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Ajo ka postuar në rrjetin e saj social “Instagram” një foto ku njofton të gjithë se do organizohet një koncert në Durrës në 7 Dhjetor. Qëllimi i këtij koncerti është grumbullimi i parave për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmetet e fundit në Shqipëri.

Mula i ka bërë thirrje të gjithë artistëve shqiptarë të bëhen pjesë e këtij koncerti për tu solidarizuar me njerëzit e prekur nga tërmeti, transmeton oranews.tv .

“Të gjithë artistët në koncertin Maratonë. Edhe unë. 7 dhjetor në Teatrin e Durrësit”, ka shkruar sopranoja

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme