Investimet në Junik do të ndikojnë në zhvillimin e turizmit

Junik | 09 Shk 2018 | 14:12 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në kuadër të vizitave që po u bënë komunave të Kosovës, sot qëndroi në vizitë në komunën e Junikut, ku u prit nga kryetari Agron Kuçi. Nga ky takim ministri Lekaj u shpreh se ata do të investojnë në komunat të cilat kanë ndikim në ekonominë e vendit, raporton Ekonomia Online.

“Ne si ministri e infrastrukturës kemi marrë për bazë jo vetëm për të shtruar një rrugë por në bazë të fizibiltetit që janë kryer këto projekte që të kenë impakt pozitiv edhe në zhvillimin ekonomik. Për më teper kjo rrugë do të ndikojë edhe në zhvillimin e turizmit, vlera e këtij projekti është 810 mijë euro dhe shpresoj se kjo anë do ta merr atë kahjen e zhvillimit dhe një trajtim cfarë eshtë kërkuar nga kryetari dhe qytetarët sepse ne disi kemi ndërtuar rrugë e projekte por nuk kanë pasur ndonjë impakt në zhvillimin ekonomik apo zhvillimin e turizmit”, tha Lekaj.

Ai foli edhe për dëmet ekonomike që janë shkaktuar nga reshjet e fundit në këtë komunë.

“Komuna e kishte analizuar gjendjen pas motit të ligë dhe mendoj se në këtë drejtim e kish saktësu shumën diku 375 mijë euro që mendoj se kjo do të shiqohet nga qeveria nga fondi rezervë dhe mendoj që do të jemi përkrahës të këtyre komunave”, tha Lekaj.

Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi tha se ndërtimi i këtyre rrugëve do ta ndikojë në zhvillimin e turizmit.

“Sapo nënshkruam marrëveshjen me ministrin Lekaj për trajtimin e rrugës Junik-Gjeravicë, aksin e parë që përfshinë Junikë, fshatin Jasiq dhe Gjocaj projekt që do të vazhdojë deri në bjeshkë të Gjeravicës. Kjo rrugë paraqet edhe projektin më strategjik sepse me ndërtimin e rrugës zhvillohen mundësitë edhe për zhvillimin e turizmit që është objektivitet kryesor për zhvillimin ekonomik të komunës”, tha Kuçi.

Sipas tij zhvillimi i turizmit në Junik , është edhe në interes të Kosovës dhe si i tillë duhet të trajtojë edhe rregullimi i rrugëve dhe se qeveria e Kosovës duhet ta trajtojë si interes shtetëror.

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

Image may contain: 5 people, people standing, suit and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing, tree, outdoor and nature

Image may contain: 3 people, people standing, tree, child, shoes, outdoor and nature

Të ngjashme