Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) përmes Divizionit për informim dhe bashkëpunim ka realizuar shumë aktivitete në fushën e bashkëpunimit me qytetarët, duke prezantuar para tyre rolin, misionin dhe fushë-veprimtarinë e IPK-së.
Synimi i këtyre aktiviteteve është fuqizimi i bashkëpunimit me qytetarë por edhe i ngritjes së vizibilitetit të organizatës lidhur me fushë-veprimtarinë e IPK-së në përgjithësi dhe “Linjës së kaltër” e zyrave rajonale në veçanti.
Një aktivitet i tillë me temën “Inspektorati Policor i Kosovës, roli dhe rëndësia në sundimin e ligjit në Kosovë”, është mbajtur sot me qytetarët e Zveçanit në ndërtesën e Kuvendit Komunal atje ku morën pjesë qytetarë të moshave të ndryshme.
Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me ICITAP –in, Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Ekipin Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) në Zveçan.
Gjatë diskutimit të hapur me qytetarë për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), u dhanë shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, inspektimet dhe roli i tyre në ngritjen e profesionalizmit të policisë dhe rëndësinë e integritetit policor.
Qytetarët e Zveçanit morën informacione shtesë edhe për rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë si dhe për projektin e regjionalizimit të IPK-së respektivisht hapjen e zyrave rajonale në Prizren, Gjilan dhe Mitrovicën e Veriut që nga viti 2015.
Vlen të theksohet se ky aktivitet është përcjellë me interesim nga qytetarët e k
ësaj pjese ku edhe janë parashtruar pyetje të cilave u kanë dhënë përgjigje zyrtarët e IPK-së.