Inspektorati Policor i Kosovës javë më herët ka ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj zyrtarit policor (rreshter në Stacionin Policor Qendra) në Prishtinë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit “.
Hetimi ka qenë duke u zhvilluar në koordinim të plotë me prokurorin kompetent të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Si rezultat i veprimeve hetimore, dje hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë arrestuar këtë zyrtar policor me dyshimin se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar (të paraparë me nenin 422 të Kodit Penal të Kosovës).
Të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga prokurori kompetent.
Ndaj të njëjtit IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit i cili rekomandim është zbatuar nga ana e policisë.