Ekonomia Online
FUNDIT

IPK suspendon policin që dyshohet se gjuajti qytetarin me armë zjarri

IPK suspendon policin që dyshohet se gjuajti qytetarin me armë zjarri

Inspektorati Policor ka suspenduar zyrtarin policor me inicialet A.Z, pasi që i njëjti dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri një qytetar nga Sllatina e Fushë Kosovës, teksa ky i fundit ishe duke u kujdesur për bagëtitë e tij. Zyrtari policor dyshohet se e bëri këtë jashtë orarit të punës. IPK rekomandoi suspendimin e zyrtarit […]

Inspektorati Policor ka suspenduar zyrtarin policor me inicialet A.Z, pasi që i njëjti dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri një qytetar nga Sllatina e Fushë Kosovës, teksa ky i fundit ishe duke u kujdesur për bagëtitë e tij.

Zyrtari policor dyshohet se e bëri këtë jashtë orarit të punës.

IPK rekomandoi suspendimin e zyrtarit policor me dyshimin për veprën penale të kanosjes.

“Informatat e para për këtë rast IPK i ka pranuar mbrëmë dhe hetuesit janë dalë në vendin e ngjarjes. Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Klankosova.tv më herët raportoi për këtë rast, detajet e të cilit mund t’i lexoni më poshtë.

Të ngjashme