Ekonomia Online
FUNDIT

IQMT vazhdon kontrollet, heq nga tregu shtatë produkte të qumështit të ndaluara nga AUV

IQMT vazhdon kontrollet, heq nga tregu shtatë produkte të qumështit të ndaluara nga AUV

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka vazhduar aksionin e kontrolleve të produkteve të qumështit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë ditës së sotme janë inspektuar markete në rajonet e Prizrenit, Ferizajt, Vushtrrisë dhe Gjilanit. Në kuadër të këtyre inspektimeve janë konstatuar ende në treg produkte të cilat janë ndaluar për shitje […]

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka vazhduar aksionin e kontrolleve të produkteve të qumështit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë ditës së sotme janë inspektuar markete në rajonet e Prizrenit, Ferizajt, Vushtrrisë dhe Gjilanit.

Në kuadër të këtyre inspektimeve janë konstatuar ende në treg produkte të cilat janë ndaluar për shitje nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, shkruan lajmi.net.

“Konkretisht, nga raftet e marketeve të inspektuara janë tërhequr këto produkte:

* Qumësht 3.2% VIDAS – 1 L

* Holla Cooking Cream – 1 L

* Garden Milk – 1 L

* Spec me krem VIDAS – 1 kg

* Magic Cream – 400 g

* Schmand 18% – 800 g

* Djath i bardhë 100% – 250 g”, ka njoftuar MINTI.

MINTI ka njoftuar se inspektorët e IQMT-së kanë urdhëruar operatorët ekonomikë që këto produkte të tërhiqen menjëherë nga raftet e shitjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“IQMT u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë pa vonesë urdhrat për tërheqjen e këtyre produkteve nga tregu, duke respektuar vendimet e autoriteteve kompetente dhe legjislacionin në fuqi. Po ashtu, IQMT u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që, nëse hasin në treg ndonjërin nga produktet e lartcekura, të ndaluara për shitje nga AUV, ta raportojnë rastin përmes platformës Viber në numrin +383 (0) 46 311-000”, ka njoftuar MINTI.

Ditë më parë, AUV ka publikuar rezultatet e disa produkteve të qumështit që kanë rezultuar me vaj palme dhe qumësht pluhur e të cilat nuk janë deklaruar në etiketë.

Të ngjashme